Antarët

Pseudonimi
Fjalkalimi
Më mbaj mend

Rezultatet e kërkimit: over

Genta Ismajli realizon këngën “Game Over”

Publikuar: Jan 2, 2010 nga admin në kategorin: lajme vip
Genta Ismajli Game Over

Thashethemet dhe ndarja nga i dashuri i saj, Milot Binaku nuk e kanë penguar këngëtaren Genta Ismajli të vazhdojë punën në karrierën e saj.

Në një prononcim për Rozë, këngëtarja ka thënë se ka përgatitur këngën e re “Game Over”, me të cilën do të paraqitet nëpër programet e Vitit të Ri.

Ndërkaq, e pyetur për thashethemet se ajo është parë në Gjilan me një djalë për të cilin është thënë se është i dashuri i saj i ri, Genta ka thënë:

“Unë rri me djem të dajës, me shokë të tezakëve të mi. Jam nga Gjilani dhe jam njeri dhe normalisht se rri me ata djem”.

Një burim nga Gjilani kishte thënë për Rozë se Genta tashmë ka të dashur të ri, me të cilin ajo shëtit në qytetin e Gjilanit, ndërkaq një burim tjetër kishte thënë se edhe Miloti tashmë kishte gjetur partneren e tij të re.

Por, këto si duket nuk i hyn fort në punë Gentës, e cila thotë se ajo është duke punuar, ndërkaq pritet të jetë shumë aktive gjatë netëve festive.

Përpos ndarjes, Genta kishte pasur një problem edhe me një këngë, për të cilën ishte thënë se e kishte vjedhur nga një këngëtare armene./express/


Faqja 1 nga 1