Antarët

Pseudonimi
Fjalkalimi
Më mbaj mend

Rezultatet e kërkimit: big-brother

Big Brother Albania 3, starton edicioni i trete

Publikuar: Jan 23, 2010 nga admin në kategorin: lajme vip
Big Brother Albania 3
Jane 12, personazhet e pare te edicionit te trete te "Big Brother Albania". Mbremjen e se shtunes startoi plot emocione dhe supriza 'reality show' i famshem ne ekranin e Top Channel. Te ardhur nga zona te ndryshme, banoret u prezantuan njeri pas tjetrit, duke treguar me ane te profileve nje pjese nga jeta dhe aktiviteti i tyre i perditshem.

Mes konkurenteve kishte vajza dhe djem te rinj, por edhe pjesemarres disi me te rritur.Binte ne sy prania e Valentines, 50-vjecare, e cila tha se kishte hyre ne kete gare per te perjetuar nje eksperience te re dhe te ndryshme.

Ajo cka e bente edhe me te vecante kete zonje eshte fakti se ajo konkuron bashke me vajzen e saj, e cila nuk kishte aspak dijeni per kerkesen e pranimin e se emes ne audicion.

Te gjithe personazhet e tjere jane individe potenciale per te dhuruar plot supriza qe do t'i ndjekim dite pas dite ne Top Channel, si dhe ne kanalet e posacme te DigitAlb, BB1 e BB2 qe do te vezhgojne konkurentet 24 ore ne 24.

E per te gjithe ju qe nuk kemi mundesi te ndiqni permbledhjet ditore apo te qendroni gjate para ekranit, ne ju mundesojme informacion e video nga jeta e banoreve brenda shtepise se Big Brother, ne adresen tone te internetit.
Faqja 1 nga 1