Thashethemet dhe ndarja nga i dashuri i saj, Milot Binaku
nuk e kanë penguar këngëtaren Genta Ismajli të vazhdojë punën në
karrierën e saj.
Në një prononcim për Rozë, këngëtarja ka thënë se ka përgatitur
këngën e re “Game Over”, me të cilën do të paraqitet nëpër programet e
Vitit të Ri.
Ndërkaq, e pyetur për thashethemet se ajo është parë në Gjilan me
një djalë për të cilin është thënë se është i dashuri i saj i ri, Genta
ka thënë:
“Unë rri me djem të dajës, me shokë të tezakëve të mi. Jam nga Gjilani dhe jam njeri dhe normalisht se rri me ata djem”.
Një burim nga Gjilani kishte thënë për Rozë se Genta tashmë ka të
dashur të ri, me të cilin ajo shëtit në qytetin e Gjilanit, ndërkaq një
burim tjetër kishte thënë se edhe Miloti tashmë kishte gjetur partneren
e tij të re.
Por, këto si duket nuk i hyn fort në punë Gentës, e cila thotë se
ajo është duke punuar, ndërkaq pritet të jetë shumë aktive gjatë netëve
festive.
Përpos ndarjes, Genta kishte pasur një problem edhe me një këngë,
për të cilën ishte thënë se e kishte vjedhur nga një këngëtare
armene./express/