[+] [a] [-]
Artikuj të ngjajshëm Komentet
Teksa është gjithçka gati për paraqitjen e
saj në Eurosong me këngën “It’s all about you”, Juliana është paksa e
emocionuar edhe pse skena tashmë s’i bën përshtypje. Po mundohet të jetë
sa më e qetë dhe të përballojë gjithçka me sukses ndërsa po merr edhe
këshillat e autorit të kësaj kënge, Ardit Gjebrea. Shumë ushtrime
fizike, qetësi absolute për pak orë në ditë dhe një aktivitet me regjim,
është gjithçka Juliana Pasha po bën këto kohë. Sipas saj paraqitja e
saj qoftë vokale ashtu edhe fizike duhet të jetë e përsosur ndaj po
mendon për më të mirën në skenë. Dhe të gjithën këtë po e bën vetë, me
iniciativë absolute të saj ndërkohë që po pret dhe një rezultat sa më të
mirë.