Antarët

Pseudonimi
Fjalkalimi
Më mbaj mend

Artikujt e fundit

Big Brother Albania 3, starton edicioni i trete

Publikuar: Jan 24, 2010 nga admin në kategorin: lajme vip
Big Brother Albania 3
Jane 12, personazhet e pare te edicionit te trete te "Big Brother Albania". Mbremjen e se shtunes startoi plot emocione dhe supriza 'reality show' i famshem ne ekranin e Top Channel. Te ardhur nga zona te ndryshme, banoret u prezantuan njeri pas tjetrit, duke treguar me ane te profileve nje pjese nga jeta dhe aktiviteti i tyre i perditshem.

Mes konkurenteve kishte vajza dhe djem te rinj, por edhe pjesemarres disi me te rritur.Binte ne sy prania e Valentines, 50-vjecare, e cila tha se kishte hyre ne kete gare per te perjetuar nje eksperience te re dhe te ndryshme.

Ajo cka e bente edhe me te vecante kete zonje eshte fakti se ajo konkuron bashke me vajzen e saj, e cila nuk kishte aspak dijeni per kerkesen e pranimin e se emes ne audicion.

Te gjithe personazhet e tjere jane individe potenciale per te dhuruar plot supriza qe do t'i ndjekim dite pas dite ne Top Channel, si dhe ne kanalet e posacme te DigitAlb, BB1 e BB2 qe do te vezhgojne konkurentet 24 ore ne 24.

E per te gjithe ju qe nuk kemi mundesi te ndiqni permbledhjet ditore apo te qendroni gjate para ekranit, ne ju mundesojme informacion e video nga jeta e banoreve brenda shtepise se Big Brother, ne adresen tone te internetit.

Genta Ismajli realizon këngën “Game Over”

Publikuar: Jan 3, 2010 nga admin në kategorin: lajme vip
Genta Ismajli Game Over

Thashethemet dhe ndarja nga i dashuri i saj, Milot Binaku nuk e kanë penguar këngëtaren Genta Ismajli të vazhdojë punën në karrierën e saj.

Në një prononcim për Rozë, këngëtarja ka thënë se ka përgatitur këngën e re “Game Over”, me të cilën do të paraqitet nëpër programet e Vitit të Ri.

Ndërkaq, e pyetur për thashethemet se ajo është parë në Gjilan me një djalë për të cilin është thënë se është i dashuri i saj i ri, Genta ka thënë:

“Unë rri me djem të dajës, me shokë të tezakëve të mi. Jam nga Gjilani dhe jam njeri dhe normalisht se rri me ata djem”.

Një burim nga Gjilani kishte thënë për Rozë se Genta tashmë ka të dashur të ri, me të cilin ajo shëtit në qytetin e Gjilanit, ndërkaq një burim tjetër kishte thënë se edhe Miloti tashmë kishte gjetur partneren e tij të re.

Por, këto si duket nuk i hyn fort në punë Gentës, e cila thotë se ajo është duke punuar, ndërkaq pritet të jetë shumë aktive gjatë netëve festive.

Përpos ndarjes, Genta kishte pasur një problem edhe me një këngë, për të cilën ishte thënë se e kishte vjedhur nga një këngëtare armene./express/


Dueti Fisnikët-Lori me videoklip

Publikuar: Sep 28, 2009 nga admin në kategorin: lajme vip
Fisniket Lori
Frontmeni i grupit "Fisnikët", Agim Gërguri, thotë se albumi "Bakllava" i lansuar në muajin gusht kishte ardhur ‘pa planifikuar’, ndërsa paralajmëron dy klipe të reja nga muaji i ardhshëm.

“Nuk e kam pasur ndërmend që pikërisht atë kohë të bëj album, por kur shkova në studion e producentit tim për të incizuar një këngë, ai më propozoi ta realizojmë albumin”, thotë Agimi në një intervistë për “Infopress”, duke qenë i vetëdijshëm se fansat e grupit “Fisnikët” nuk janë shumë të informuar për këtë album pasi që ka munguar promovimi i duhur.

Ndërkohë, edhe pse ende nuk ka vendosur, Agimi thotë se pas datës 2 tetor (kur edhe i përfundon studimet e masterit në drejtimin Restaurim i Pikturave) do të fillojë realizmin e dy videoklipeve nga albumi i ri.

“Mendoj që njërës nga këngët që do t’ia realizoj klipin do të jetë dueti me Lorin, ndërsa për këngën tjetër ende nuk di. Më vonë do të shohim se cila do të jetë ajo”, shton këngëtari.


Faqja 1 nga 1